Muhammet Nazım Taşcı
19 Gusht 2022•Përditësim: 19 Gusht 2022
Gjeneralët pakistanezë dhe amerikanë diskutuan mbi marrëdhëniet ushtarake mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të bërë nga ushtria e Pakistanit, Komandanti i Forcave Tokësore, gjenerali Qamar Javed Bajwa, u takua në Rawalpindi me Michael Erik Kurilla, gjeneralin në krye të Komandës së Forcave Qendrore të SHBA-së (CENTCOM).
Në takim u diskutuan çështjet për interesin reciprok, sigurinë rajonale, stabilitetin, bashkëpunimin e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve.
Po ashtu në takimin ku në rendin e ditës kanë ardhur edhe përpjekjet e Ushtrisë së Pakistanit në luftën kundër terrorizmit dhe kontributin e ushtrisë për paqen dhe stabilitetin rajonal, u fol edhe për programin e shkëmbimit të trajnimit ushtarak mes Pakistanit dhe SHBA-së.
Gjenerali Kurilla, theksoi se përpjekjet e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit dhe kontributet e tij për paqen dhe stabilitetin rajonal janë të vlerësueshme.