Darren Christopher Lyn
18 Gusht 2022•Përditësim: 19 Gusht 2022
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), institucioni kryesor shëndetësor në SHBA ku është regjistruar numri më i madh i rasteve dhe vdekjeve në pandeminë e COVID-19, do të ndryshojë strukturën e saj institucionale dhe të punës sepse sipas drejtuesve të saj është “e paaftë” në luftën kundër pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky, në një deklaratë me shkrim tha se ata janë "përgjegjës për disa gabime mjaft dramatike në luftën kundër pandemisë, si kryerja e testeve, mbledhja e të dhënave dhe komunikimi".
Duke theksuar se gjatë procesit të pandemisë nuk mund të përmbushnin pritjet, Walensky njoftoi se do të bëjnë disa ndryshime në strukturën dhe funksionimin e institucionit.
Në fazat e hershme të pandemisë, CDC ishte objektivi i kritikave për dështimin në vendosjen e rregullave të maskës, distancës sociale dhe izolimit.
Në SHBA deri më sot janë zbuluar 95.065.403 raste me COVID-19, ndërsa më shumë se 1.064.000 persona kanë humbur jetën.