Bota

Britani, qytetarët paralajmërohen kundër përmbytjeve

Autoritetet kanë bërë një paralajmërim të "rrezikut për jetën" kundër përmbytjeve të cilat kanë vendosur nën ndikim kryeqytetin Londër dhe pjesën juglindore të vendit

Ekip  | 18.08.2022 - Përdıtësım : 19.08.2022
Britani, qytetarët paralajmërohen kundër përmbytjeve Foto: AA/Arkiv

Londër

Në Britani është bërë një paralajmërim i "rrezikut për jetën" kundër përmbytjeve të cilat kanë vendosur nën ndikim kryeqytetin Londër dhe pjesën juglindore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë bëhet e ditur se janë anuluar udhëtimet në stacionin e trenit Victoria të Londrës që është goditur nga përmbytjet.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar Met Office i Britanisë, pas shirave intensivë të shënuar pas thatësirës dhe temperaturave të larta që vazhduan prej javësh, ka rritur në të verdhë nivelin e alarmit dhe ka paralajmëruar qytetarët për "rrezik për jetën".

Paralajmërimi i Met Office ka ardhur pasi Thames Water, kompania më e madhe në vend për shërbimet e ujit dhe ujërave të zeza vendosi kufizim për përdorimin e ujit në rajonet jugore.

Në muajt korrik dhe gusht u përjetuan temperatura që arritën në 40 gradë, ndërsa normat vjetore të reshjeve të këtij viti ranë deri në 10 për qind në pjesën juglindore të Britanisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın