Sertaç Bulur
17 Mars 2016•Përditësim: 17 Mars 2016
ANKARA (AA) - PKK merr përsipër sulmin terrorist të ndodhur ditën e dielë në Kızılay të Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet policore kanë konfirmuar për gazetarin e AA-së se sulmi terrorist i ndodhur pranë parkut "Güven", në Kızılay të Ankarasë, ku 35 persona humbën jetën dhe 125 të tjerë u plagosën është marrë përsipër nga organizata terroriste PKK.
Zyrtarët e Policisë thanë se sulmi është marrë përsipër nga TAK e cila është pjesë e PKK dhe se ky sulm terrorist është kryer nga Seher Çağla Demir, e njohur me nofkën "Doğa Jiyan".
- Sulmet terroriste ndaj civilëve i merr përsipër TAK -
Zyrtari i Policisë ka pohuar në deklaratën e tij se organizata terroriste që ka marrë përsipër sulmin shkruante një tekst propagandistik për Abdullah Oxhalan. Ai në vijim shton se kohët e fundit sulmet ndaj civilëve të kryera nga PKK merren përsipër nga një organizatë e ngritur prej tyre me një tjetër emër dhe këto sulme terroriste kryhen kryesisht nga femrat.