Muhammed Ali Toruntay
17 Qershor 2018•Përditësim: 17 Qershor 2018
ANKARA (AA) – Të paktën nëntë terroristë u neutralizuan në operacionet ajrore e mbrëmshme nga forcat turke ndaj çerdheve të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë njoftoi se bombarduesit turq kanë goditur bazën e sapozbuluar të PKK-së përgjatë vargmalit veriperëndimor Zap dhe Avashin-Basyan si dhe në qarkun kufitar turk Çukurca në provincën Hakari.
Në të njëjtën kohë, të paktën 35 terroristë u neutralizuan në sulmet ajrore që bombarduesit turq kryen të shtunën në malin verior të Kandil, i cili konsiderohet si baza kryesore e organizatës terroriste të PKK.
Institucionet turke të sigurisë përdorin termin "neutralizuar" për terroristët të cilët janë vrarë, u kapur ose janë dorëzuar tek forcat turke në operacionet anti-terroriste.
Malet Kandil, Gara, Metin, Avashin-Basyan, Hakurk dhe Zap shtrihen në veri të Irakut përgjatë kufirit Irak-Turqi. Kjo është një zonë e cila njihet si djepi i lëvizjes terroriste të PKK-së.
Forcat turke kanë nisur një luftë gjithëpërfshirëse kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë për të tretin vit, si dhe në veri të Irakut dhe Sirisë.