Nilay Kar
06 Korrik 2017•Përditësim: 06 Korrik 2017
ANKARA (AA) - Shtatë terroristë të PKK-së janë vrarë sot gjatë një operacioni antiterrorist në krahinën verilindore Kars të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni u nis në Luginën e Sesverenit në lagjen Kagizman, u shpreh për AA, prefekti i Karsit Rahmi Dogan. Avionët turq vranë pesë terroristë herët në mëngjes, tha Dogan.
Më vonë, dy terroristë të tjerë që kishin arritur të shpëtonin u vranë gjithashtu në operacion, shtoi ai. Muajin e kaluar, tetë terroristë u neutralizuan gjatë një operacion tjetër në të njëjtin rajon.