Cankut Taşdan
17 tetor 2021•Përditësim: 18 tetor 2021
Forcat e Armatosura Turke neutralizuan dy terroristë në një operacion të kryer në provincën juglindore Şırnak të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e sotme të lëshuar nga Ministria e Brendshme turke thuhet se terroristët "u neutralizuan" më 14 dhe 15 tetor në kuadër të operacionit "Eren-13".
"Ekipet e xhandarmërisë provinciale, me mbështetjen e dronëve, helikopterëve (ATAK) dhe forcave ajrore, kryen një operacion kundër terroristëve", thuhet në deklaratë.
Firat Gizlenc, me emrin e koduar Sidar Farkin Amed, një nga terroristët e neutralizuar në operacion, ishte në listën gri të Ministrisë së Brendshme turke, për të cilin u ofrua një shpërblim prej 500.000 lirash turke (rreth 56.300 dollarë).
Lista e të kërkuarve në Turqi ndahet në pesë kategori sipas ngjyrës, ku e kuqja është më e kërkuara, e ndjekur nga e kaltra, e gjelbra, portokalli dhe gri.
"Gizlenc akuzohet se u ka ofruar kalim terroristëve që jetojnë jashtë vendit", thuhet në deklaratë.
Terroristi ishte i përfshirë në shumë akte terroriste në provincat Şırnak, Siirt, Mardin, Batman dhe Diyarbakır.
Operacioni "Eren", i emëruar sipas Eren Bülbül, një 15-vjeçar i cili u vra nga organizata terroriste PKK më 11 gusht 2017, filloi në janar me qëllim eliminimin e plotë të terrorizmit në Turqi.
Gjatë fushatës terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur për më shumë se 35 vjet, PKK, e cila është e listuar si organizatë terroriste në Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe pleq.