Didar Yüsra Dilruba Öz
29 Dhjetor 2016•Përditësim: 29 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Sipas ushtrisë turke, që nga muaji prill gjashtëmbëdhjetë terroriste të DHKP-C janë “neutralizuar” gjatë operacioneve anti-terroriste në qytetin turk Tunceli, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e Armatosura të Turqisë njoftuan të enjten se dy anëtarët e fundit të DHKP-C terroriste në Tunceli ishin "neutralizuar" të mërkurën gjatë një operacioni në lagjen Asagısavaliler të Luginës Çat në Tunceli.
Autoritetet turke shpesh herë përdorin fjalën “neutralizuan” në njoftimin e tyre për të nënkuptuar se terroristët ose janë vrarë ose janë kapur. Njoftimi i së enjtes po ashtu theksoi se mbi 100 anëtarë të grupit terrorist të PKK, TIKKO, dhe DHKP-C janë vrarë në katër muajt e fundit.
Gjatë operacioneve, një sasi e madhe e municionit dhe të furnizimeve janë konfiskuar.
PKK-ja, e cila është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, rifilloi fushatën e saj dekadëshe të armatosur në korrik të vitit 2015.
Mbi 1.000 persona, përfshirë mbi 800 pjesëtarë nga forcat e sigurisë dhe mbi 300 civilë, kanë humbur jetën gjatë sulmeve të PKK-së që kur organizata terroriste rifilloi sulmet.
Mbi 4.000 forca të sigurisë dhe mbi 2.000 civilë po ashtu janë lënduar. Gjatë operacioneve anti-terroriste, më shumë se 10.000 terroristë të PKK-së janë vrarë ose kapur. Rreth 5.500 armë dhe 652.000 fishekë janë konfiskuar, së bashku me 142 tonë eksplozivë dhe 15.000 bomba.