Birol Güngördü
01 Dhjetor 2015•Përditësim: 02 Dhjetor 2015
ÇANAKALE (AA) - Në rajonin Ezine të qytetit Çanakale në Turqi ndalohen 113 refugjatë të cilët përpiqeshin të kalonin ilegalisht drejt ishullit grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se ekipet e policisë pas dyshimeve kanë ndaluar në autostradën Çanakale-İzmir mjetet me targa 59 DD 838 dhe 31 LV 947.
Në kontrollet e ushtruara ndaj mjeteve u konstatua se ndodheshin 113 refugjatë sirianë të cilët përpiqeshin për të kaluar në ishullin grek, Lesbos si dhe u konfiskuan 107 jelekë shpëtimi.
Pas përfundimit të procedurave refugjatët u dërguan në Qndrën e rikthimit të të huajve në rajonin Ayvacık.
Ndërsa theksohet se policia ka arrestuar edhe personat me inicialet A.O, S.Ü. dhe H.C. të cilët pretendohet se janë organizatorët e tentativës për kalim ilegal të kufirit.