Mesut Varol,Özkan Bilgin
24 Prill 2016•Përditësim: 25 Prill 2016
VAN (AA) – Ardhja e pranverës në rajonin Van në Turqi shënon edhe zbritjen e kuajve të egër nga malet në rajonet e ulëta, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rajonet e larta të Vanit vështirë të gjendet ujë prandaj kuajt e egër janë të detyruar të zbresin në rajone më të ulëta.
Këtë vit për herë të parë zbritën një numër i madh kuajsh përnjëherë gjë të cilën e ka shfrytëzuar fotoreporteri i Anadolu Agency për të realizuar momentet e jashtëzakonshme, aq më shumë kur vështirë regjistrohen pamje të dhjetëra kuajve të egër në një vend.
Banori i fshatit Inkoyu në rajonin e Vanit, Engin Avci, tha për Anadolu Agency se kuajt e egër të cilët jetojnë në lartësira, shfrytëzojnë një periudhë të caktuar të vitit për të zbritur poshtë. Siç tha Avci, njerëzit që rastisin këtu në këtë periudhë të vitit kanë një rast të jashtëzakonshëm të shohin kuajt për të cilët vetëm kanë dëgjuar.