Sena Güler
04 Shkurt 2019•Përditësim: 04 Shkurt 2019
ANKARA (AA) – Rreth 50 terroristë janë neutralizuar në muajin e parë të këtij viti gjatë operacioneve të sigurisë së brendshme në të gjithë Turqinë, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Ministria, terroristët e neutralizuar përfshijnë katër të vdekur, 23 të kapur të gjallë ose të plagosur dhe 23 të dorëzuar në thuajse 9.500 operacione të kryera në janar.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizojnë" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë ose janë dorëzuar ose vrarë ose kapur.
Dyzet e katër terroristë janë pjesëtarë të PKK-së, dhe gjashtë prej tyre janë pjesëtarë të DEASH-it, thuhet në njoftim.
Gjithsej 21.423 persona janë arrestuar për krime të ndihmës dhe nxitjes së grupeve terroriste, lidhje me terroristët, drogën dhe trafikimin, shtohet në njoftim.
Gjatë operacioneve, forcat turke shkatërruan gjithashtu 108 strehimore dhe shpella, 30 eksplozivë improvizuese dhe mina.
Ata gjithashtu konfiskuan mbi një ton materiale shpërthyese dhe mbi 9.000 municione të ndryshme.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e thuajse 40.000 personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë.