Turqia

Forcat turke neutralizuan 9 terroristë të PKK-së në Hakkari

Përveç Turqisë dhe veriut të Irakut, forcat turke zhvillojnë luftë gjithëpërfshirëse kundër terroristëve të PKK-së edhe në veri të Sirisë

Meryem Göktaş  | 22.07.2018 - Përdıtësım : 22.07.2018
Forcat turke neutralizuan 9 terroristë të PKK-së në Hakkari

Ankara

ANKARA (AA) - Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar të paktën nëntë pjesëtarë të armatosur të organizatës terroriste PKK në juglindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se njësitet e saj kanë kryer operacione anti-terroriste në periferi të provincës kufitare Hakkari.

PKK cilësohet si organizatë terroriste si nga Turqia, ashtu edhe nga SHBA-të dhe BE-ja. Në fushatën e saj terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

Përveç Turqisë dhe veriut të Irakut, forcat turke zhvillojnë luftë gjithëpërfshirëse kundër terroristëve të PKK-së edhe në veri të Sirisë.

Aksionet antiterroriste në rajonet kufitare të Irakut dhe Sirisë bazohen në të drejtën e Turqisë që është në përputhje më të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje, përfshirë edhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara për luftë kundër terrorizmit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın