İlkay Güder
03 Nëntor 2017•Përditësim: 04 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Forcat e Armatosur të Republikës së Turqisë (TSK) gjatë operacioneve të djeshme antiterroriste në veri të Irakut dhe në juglindje të Turqisë, kanë neutralizuar së paku tetë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, transporton Anadolu Agency (AA).
Nga TSK-ja janë publikuar informacione rreth operacioneve antiterroriste të ushtrisë turke.
Theksohet se është kryer sulm ajror ndaj rajonit Avasin-Basyan, në veri të Irakut, ndërsa me këtë rast janë neutralizuar së paku tetë terroristë.
Bëhet fjalë për terroristë të cilët ishin në përgatitje për të kryer sulme terroriste në afërsi të kufirit me Turqinë.
Forcat turke po ashtu në vendin Kirikhan, jo shumë larg qytetit turk Hatay, kanë kapur tre terroristë të PYD/PKK-së, të cilët tentuan nga Siria në mënyrë ilegale të kalojnë në territorin e Turqisë.