Turqia

Forcat turke neutralizojnë 14 terroristë të YPG/PKK-së

"Katërmbëdhjetë terroristë të PKK/YPG-së për të cilët u zbulua se po përgatisnin një sulm në zonën e operacionit 'Mburoja e Eufratit', u neutralizuan në operacione të suksesshme nga komandot tona heroike", tha Ministria e Mbrojtjes

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı, Cansu Dikme  | 02.04.2020 - Përdıtësım : 02.04.2020
Forcat turke neutralizojnë 14 terroristë të YPG/PKK-së

Ankara

Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" 14 terroristë të YPG/PKK-së në veriperëndim të Sirisë, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Katërmbëdhjetë terroristë të PKK/YPG-së për të cilët u zbulua se po përgatisnin një sulm në zonën e operacionit 'Mburoja e Eufratit', u neutralizuan në operacione të suksesshme nga komandot tona heroike", tha ministria në Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizojnë" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Më tej thuhet se operacionet do të vazhdojnë pandërprerë.

Që nga viti 2016, Turqia ka filluar operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe të mundësojë zgjidhjen paqësore nga vendasit: "Mburoja e Eufratit" (2016), "Dega e Ullirit" (2018) dhe "Pranvera e Paqes" (2019).

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40 mijë personave, për

fshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është nëndega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın