Zafer Fatih Beyaz
12 Gusht 2019•Përditësim: 13 Gusht 2019
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar se delegacioni amerikan, i përbërë nga gjashtë persona, ka mbërritur në qytetin Şanlıurfa të Turqisë në kuadër të punimeve për Qendrën e Operacioneve të Përbashkëta lidhur me 'zonën e sigurtë' që do të formohet në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes bëhet e ditur se kanë filluar punimet për formimin e Qendrës së Operacioneve të Përbashkëta për 'zonën e sigurtë', që planifikohet të ndërtohet në koordinim me SHBA-të në veri të Sirisë.
"Në këtë kuadër, delegacioni amerikan me qëllim përgatitjet paraprake ka mbërritur në qytetin Şanlıurfa. Planifikohet që Qendra Operacionale të kalojë në veprim në ditët në vijim", thuhet në deklaratën e ministrisë turke.