Sinan Uslu
17 Janar 2017•Përditësim: 18 Janar 2017
ANKARA (AA) - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë gjenerali Hulusi Akar, në takimin e 176-të të Shefave të Shtabeve të Komitetit Ushtarak të NATO-s tha se NATO në kuadër të luftës kundër terrorizmit duhet të marrë më shumë përgjegjësi dhe duhet të ofrojë më shumë mbështetje konkrete për Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftohet se gjenerali Akar ka marrë pjesë në takimin e 176-të të Shefave të Shtabeve të Komitetit Ushtarak të NATO-s i cili mbahet në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.
Në sesionet e mbajtura në kuadër të takimit u diskutuan çështjet për vlerësimin e funksionimit të strukturës komanduese të NATO-s, situata e përgjithshme e sigurisë në Afganistan, Misioni i mbështetjes së vendosur i kryer këtu dhe lufta kundër terrorizmit.
Nga gjenerali Akar janë sjellë në rendin e ditës çështjet se NATO në kuadër të luftës kundër terrorizmit duhet të marrë më shumë përgjegjësi dhe duhet të ofrojë më shumë mbështetje konkrete për Turqinë. Gjithashtu është vënë në dukje se Turqia do të vazhdojë të zbatojë përgjegjësitë e saj ashtu si edhe më parë.
Gjenerali Akar në kuadër të punimeve ka zhvilluar bisedime dypalëshe me shefat e shtabeve të SHBA-ve, Austrisë, Ukrainës, Rumanisë, Australisë, Izraelit dhe Italisë.