Handan Kazancı,Fatih Erel
04 Shtator 2018•Përditësim: 05 Shtator 2018
STAMBOLL (AA) - Pesë herë kampioni i turneut të katërt Grand Slam të sezonit, US Open, Roger Federer, u eliminua nga gara pasi u mposht nga australiani John Millman, raporton Anadolu Agency (AA).
Millman, i cili gjendet në pozitën e 55-të në radhitjen botërore, mundi Federerin me rezultatin 3-6, 7-5, 7-6, 7-6 në stadiumin Arthur Ashe në New York.
29-vjeçari do të luajë kundër serbit Novak Gjokoviç në çerekfinale.
Sharapova mposhtet nga Suarez Navarro
Ndërkohë, ish-kampionja te femrat, Maria Sharapova, u mposht në raundin e katërt nga spanjollja Carla Suarez Navarro.
Navarro avancoi drejt çerekfinales së US Open-it duke e mposhtur rusen me rezultatin 6-4, 6-3.
Kjo ishte pjesëmarrja e parë e Sharapovas në këtë turne që nga fundi i ndalesës për shkak të dopingut.
"Ajo luajti shumë mirë. Ka shumë gjëra që ajo i bëri mirë", tha Sharapova pas humbjes.
"Unë e di se Maria luan çdo ditë këtu. Për mua është krejt ndryshe, kështu që jam shumë e lumtur që luajta një ndeshje vërtet të mirë", tha nga ana tjetër Navarro.