Doga Kirmizioglu
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Tenisti i njohur zviceran Roger Federer tha se edhe pas Olimpiadës së Rios në vitin 2016 e cila do të organizohet verën e ardhshme dëshiron edhe mëtutje të vazhdojë karrierën e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Tenisti 34 vjeçar i cili u prononcua për mediat angleze tha se ndjehet mirë. "I bëra planet e mia në lidhje me vitin 2016, Olimpiadën e Rios dhe periudhat e mëtutjeshme. Nuk kam ndërmend të dalë në pension. Madje, edhe nuk kam ndonjë program kohor në lidhje me këtë çështje", thotë Federer.
Tenisti zviceran theksoi se është i fortë në aspektin fizik. "Për këtë shkak jam shumë i lumtur. Kam formë të lartë dhe dua të marrë pjesë një kohë të gjatë në turnetë", u shpreh ai.
Federer, fitues i 17 turneve Grand Slam tha se qëllimi kryesor i tij për sezonin e ardhshëm është të dalë fitues nga turneu i hapur i Australisë në tenis.