Barış Seçkin
12 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
ROMË (AA) – Tenisti zviceran Roger Federer është mposhtur nga australiani Dominic Thiem në raundin e tretë të turneut ATP që luhet në Romë, me çka dhe ka përfunduar kompeticionin, raporton Anadolu Agency (AA).
Federer dhe Thiem i matën forcat në kompleksin sportiv Foro Italico ndërsa për befasinë e publikut të shumtë, Federer humbi sfidën nga tenisti 12 vjet më i ri, australiani Dominic Thiem.
Beteja mes rinisë dhe përvojës zgjati një orë e 20 minuta për të përfunduar me rezultatin 2-0 në sete, ose 7-6 dhe 6-4.
Rikujtojmë se Federer në të gjitha finalet e turneut në Romë është mposhtur. Zvicerani ishte finalist në vitin 2003, 2006, 2013 dhe 2015.