Barış Seçkin
06 Maj 2016•Përditësim: 06 Maj 2016
ROMË (AA) – Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se opinioni evropian vazhdon të mbetet më nacional nga ai evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
Juncker mori pjesë në debatin në sallën Orazi dhe Curiazi në Muzeun Capitolini në Romë, ku u vendosën themelet e Bashkimit Evropian të sotëm. Në debat i pranishëm ishte edhe Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz dhe kryeministri italian Matteo Renzi.
Përndryshe, zyrtarët evropianë po qëndrojnë në Itali me rastin e ceremonisë në të cilën Papa Françeskut do t'ia dorëzojnë çmimin prestigjioz evropian Charlemagne.
Gjatë debatit në sallën Orazi dhe Curiazi janë zhvilluar debate në lidhje me problemet aktuale me të cilat po përballet BE-ja, si migrimi i pakontrolluar dhe kriza e refugjatëve.
"Migrimi në vitin 2014 ishte një problem vetëm në Itali, por presidenti i parlamentit Evropian Martin Schulz dhe unë konsideruam se ky është problem i të gjithë Evropës. Atëherë të gjithë na duartrokitën, por sot jemi të vetëdijshëm se ata që na mbështetën nuk janë të të njëjtin mendim me ne", tha Juncker.
Sipas Juncker, në mesin e tyre ka një numër të madh të evropianëve 'part-time', por në momentin që ata të bëhen plotësisht evropian, atëherë do të janë në gjendje për të bërë diçka.
"Opinioni vazhdon të jetë më shumë nacional nga ai evropian", tha Juncker.
Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz, tha se është gabim të ndjeken retorikat dhe personalitetet populiste.
"Gjithmonë më mirë është ajo që është e vërtetë. Një numër i madh i anëtarëve të parlamentit të Këshillit të Evropës beson se ndaj një problemi global mund ti përgjigjet në nivel kombëtar, por kjo nuk është e mundur. Udhëheqësit në një kohë vinin në Bruksel vetëm për të mbrojtur interesat e vendeve të tyre", ka thënë Schulz.
Kryeministri italian Matteo Renzi ka thënë se kur të ndodh ndonjë sulm në Evropë, një numër i madh i liderëve dërgon mesazh për "mbylljen e kufijve". Renzi theksoi se ata që kryejnë këto sulme nuk vijnë nga jashtë, por nga brenda, dhe se lufta për sigurinë duhet të jetë e përbashkët.