Dejan Maksimoviç
27 Shkurt 2016•Përditësim: 28 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Tenisti zviceran Roger Federer (34) prolongoi rikthimin në fushën e blertë, pas operacionit të gjurit, raporton Anadolu Agency (AA).
Fillimisht ishte planifikuar të rikthehet në mars në Indian Wells, por se tani ka bërë me dije se një gjë të tillë do ta bëjë në prill në turneun Masters në Monte Carlo.
Federer në janar, një ditë pas humbjes nga Novak Gjokoviç në gjysmëfinalen e Australian Open, pësoi një lëndim në meniskus për shkak të të cilit duhej patjetër ti nënshtrohej operacionit.