Murat Keleş
20 Tetor 2016•Përditësim: 21 Tetor 2016
МАЈОRКА (АА) - Tenisti spanjoll me famë botërore, Rafael Nadal, në vendlindjen e tij në Majorka hapi akademinë e tenisit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e hapjes së akademisë së tenisit me emrin “Rafa Nadal Akademi” mori pjesë edhe ish-tenisti Roger Federer.
Duke theksuar se Majroka paraqet një qytet të veçantë për të, 30 vjeçari Nadal tha se edhe për shumë vite do të luajë tenis dhe se kjo akademi është pjesë e planeve të tij për të ardhmen.
Në këtë akademi do të edukohen fëmijët e moshës 12-18 vjeçare, ndërs xhaxhi dhe trajneri i Nadalit, Toni Nadal, do të jetë kyretrajner.