Dejan Maksimoviç
28 Mars 2019•Përditësim: 29 Mars 2019
Klubi i futbollistik anglez Manchester United sot bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me teknikun Ole Gunnar Solskjaer për bashkëpunim tre vjeçar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Soslkjaer, në panikën e klubit ku fitoi famën si lojtar, erdhi në dhjetor të vitit të kaluar në vend të Mourinhos, i cili u shkarkua. Që nga ajo ditë, Solskjaer ka arritur rezultate të shkëlqyeshme.
Në momentin kur erdhi në United, klubi radhitej i gjashti madje 11 pikë më pak se ekipi i katërt në tabelë, që garanton plasman në Ligën e Kampionëve. Tani ndodhet në pozitën e pestë me 2 pikë më pak se Arsenali që është në pozitën e katërt. Përveç kësaj u kualifikua në Ligën e Kampionëve duke eliminuar Paris Saint-Germain. Disfatën e vetme e pësuan në Kupën FA ku në çerekfinale u eliminuan nga Wolverhampton.
Soslkjaer si lojtar kaloi 11 sezone në Old Traford, nga viti 1996 deri në vitin 2007. Me fanellën e Unitedit luajti 366 ndeshje dhe shënoi 126 gola. Ai mbahet mend si "rezerva e artë" e sir Alex Ferguson. Nga trofetë e fituara vlen të përmendet një trofe në Ligën e Kampionëve dhe 6 tituj të kampionit të Anglisë.
Karrierën e trajnerit norvegjezi 46-vjeçar e filloi me rezervat e Manchester Unitedit ndërsa ka drejtuar klubin Molde në dy raste dhe Cardiff City.