Dejan Maksimoviç
28 Mars 2019•Përditësim: 02 Prill 2019
Ish-mbrojtësi dhe kapiteni legjendar i Milanit, Franco Baresi, ka lavdëruar sjelljen e Aaron Ramsey nga Arsenali në Juventus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lojtari i përfaqësueses së Uellsit zyrtarisht do të bëhet lojtar i Juventusit këtë verë, kur i skadon kontrata me Arsenalin. Kështu "Zonja e vjetër" ka bërë një punë briliante pasi për futbollistin e shkëlqyeshëm nuk u desh të paguaj kompensim të lartë. Në të njëjtën mënyrë kampioni i Italisë viteve të kaluar i solli lojtarët si Adrea Pirlo, Paul Pogba dhe Emre Can.
"Kam parë se si luan Ramsey. Ai shihet që është një lojtar i shkëlqyeshëm. Mendoj se Juventus me të vërtetë ka bërë një veprim gjenial dhe jam i sigurtë se me shpejtësi do t'i përshtatet futbollit italian", ka thënë Baresi.
Futbollisti legjendar konsideron se Juventusi do të vazhdojë të dominojë në Seria A, por se do të jetë interesante të shihet edhe reagimi i klubeve tjera.
"Me rëndësi është të shohim çfarë mund të bëjnë skuadrat tjera për të rrezikuar Juventusin. Klubet si Interi, Roma, Milan, Lazio dhe Napoli definitivisht përparojnë. Plasmani në Ligën e Kampionëve do të jetë shumë i rëndësishëm për Milanin tim këtë sezon. Kjo sjellë para, mundësi për investime dhe shans për përparim, që është shumë e rëndësishme", konsideron kapiteni i dikurshëm i "rosonjerëve".
Baresi (58) ka mbajtur fanellën e Milanit nga viti 1977 deri në vitin 1997. Asnjëherë nuk e ka ndërruar ambientin ndërsa për "rosonjerët" ka luajtur 719 ndeshje dhe ka shënuar 33 gola. Ndër të tjera, ka fituar 6 tituj të kampionit të Italisë dhe tre të Evropës. Për përfaqësuesen e Italisë, me të cilën u bë kampion bote në vitin 1982 ka luajtur 81 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol të shënaur.