Dejan Maksimoviç
10 Maj 2018•Përditësim: 10 Maj 2018
MANCHESTER (AA) – Klubi futbollistik anglez Manchester United njoftoi se ish-trajneri i tyre sir Alex Ferguson (76), pas operacionit urgjent për shkak të sulmit në tru, të mërkurën në mbrëmje është larguar nga kujdesi intensiv, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se kurimi i Ferguson-it do të vazhdojë si një i pacient në spitalin Salford Royal.
“Familja e tij është befasuar për të mirë nga mbështetja që ka marrë. Kërkuan privatësi, meqë Ferguson po hyn në fazën tjetër të rikuperimit”, theksuan nga Manchester United.
Ferguson pankinën e Manchester Unitedit e braktisi në vitin 2013, pas 26 sezoneve gjatë të cilave fitoi 38 trofe, ku prej tyre 13 tituj kampion i Anglisë dhe dy të Evropës.