Muhammed Enes Çallı
02 Dhjetor 2020•Përditësim: 02 Dhjetor 2020
Shakhtar Donetsk mposhti Real Madridin për herë të dytë këtë sezon në përballjen e Grupit B të Ligës së Kampionëve me një fitore 2:0 në terren vendas të martën mbrëma, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dentinho dhe Manor Solomon shënuan në pjesën e dytë duke siguruar një fitore të jashtëzakonshme për klubin ukrainas në stadiumin "NSC Olimpiyskiy" në Kiev dhe një fitore të dytë ndaj skuadrës spanjolle këtë sezon.
Shakhtar shënoi një fitore 3:2 ndaj Real Madridit në tetor.
Të dyja ekipet kanë grumbulluar nga 7 pikë në grup.
Në një tjetër ndeshje të Ligës së Kampionëve, RB Salzburg mposhti Lokomotiv Moskën 3:1 në Grupin A në Moskë.