Emre Aşıkçı
01 Dhjetor 2020•Përditësim: 03 Dhjetor 2020
Ylli australian i basketbollit, Andrew Bogut sot njoftoi pensionimin e tij pas 15 vjetësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Vendimi nuk ka qenë i lehtë, por mendoj se është vendimi i duhur. Vendimi që kam marrë dhe ku do të nënshkruaj për sezonin e ardhshëm nuk është absolutisht askund. Menjëherë do të tërhiqem nga basketbolli profesionist, efektiv", tha Bogut në podkastin e tij, sipas një raporti në faqen e internetit të NBA-së.
Ai tha se trupi i tij "po mbahet nga një fije peri" nga viti 2018 e tutje dhe se gara "thjesht nuk ia vlen në këtë pikë të karrierës time".
Bogut gjatë karrierës së tij ka luajtur për pesë ekipe të NBA-së, Milwaukee Bucks, Golden State Warriors, Dallas Mavericks, Cleveland Cavaliers dhe Los Angeles Lakers.
Ai në vitin 2005 ishte zgjedhja e parë e Milwaukee dhe fitoi titullin e kampionit të NBA-së me Golden State Warriors në vitin 2015.
Në 706 ndeshje 36-vjeçari mesatarisht shënoi 9.6 pikë, 8.7 kërcime dhe 2.2 asiste.