Şenhan Bolelli
18 Nëntor 2015•Përditësim: 19 Nëntor 2015
MADRID (AA) – Përplasja e parë e gjigantëve spanjoll të futbollit Real Madrid dhe Barcelona, e njohur si “El Clasico” do të luhet më 21 nëntor në kuadër të xhiros së 12-të të ligës spanjolle “La Liga”. Biletat tashmë janë shitur, ndërsa bileta më e shtrenjtë e shitur deri tani është me çmim prej 2.697 euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Kompania Ticketbis njoftoi se bileta më e shtrenjtë deri tani është shitur për ulëset në tribunat VIP në stadiumin “Santiago Bernabeu” në vlerë prej 2.697 euro.
Bileta më e shtrenjtë e shitur gjatë El Clasico-s së vitit të kaluar arriti në 2.951 euro dhe këtë çmim e pagoi një tifoz nga Argjentina. Pritet që ky rekord së shpejti të thyhet.
Kryetari i këshillit drejtues të Ticketbisa, Ander Michelena tha se bileta për ndeshjen e “El Clasico”-s kërkojnë tifozët e mbarë botës dhe se çmimi mesatar i biletave të mbetura për debrin e së shtunës është 659 euro. Ai kujtoi se çmimi mesatar për ndeshjet e vitit të kaluar të këtyre dy gjigantëve ishte 600 euro.
Më pas shtoi se “El Clasico” është ngjarje e rëndësishme për Madridin edhe për nga aspekti i turizmit. Michelena tha se deri tani bileta kanë blerë pjesëtarë të 25 kombeve, ndërsa kërkesa më e madhe vjen nga tifozët e Francës dhe Anglisë.
Në raportin e kompanisë Ticketbis theksohet se bileta mesatare për ndeshje të ligës të Real Madrid-it në stadiumin “Santiago Bernabeu” arrin në 57.49 euro, ndërsa çmimi mesatar për biletat e ndeshjeve të ligës së Barcelonës në “Nou Campu” arrin në 100.28 euro.