Fatih Erel
11 Dhjetor 2018•Përditësim: 12 Dhjetor 2018
SHKUP (AA) – Të mërkurën fillon Kampionati Botëror për klube, i njohur si “FIFA Club World Cup”, në të cilin gjashtë kampionë kontinentalë dhe ekipi nikoqir Al Ain do të garojnë për titullin e klubit më të mirë në planet, raporton Anadolu Agency (AA).
Edicioni i 15-të i Botërorit për klube do të mbahet në datat 12-22 dhjetor në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).
Përveç nikoqirit, Al Ain, pjesë e garës janë edhe kampioni evropian Real Madridi, kampionët e Oqeanisë, Wellington FC nga Zelanda së Re, kampionët e Amerikës së Veriut, Guadalajara të Meksikës, kampionët e Afrikës, Esperance Sportive de Tunis nga Tunizia, kampionët aziatikë Kashima Antlers të Japonisë dhe kampioni i kupës Libertadores të Amerikës Jugore, River Plate nga Argjentina.
Hapjen e turneut do ta bëjnë ekipet Al Ain dhe Team Wellington me përballjen e tyre të mërkurën.
Real Madridi dhe River Plate do t'i bashkohen turneut në gjysmëfinale.
Kujtojmë se vitin e kaluar Real Madridi mposhti në finale brazilianët e Gremios me rezultatin 1:0.