Sport

Nesër vazhdojnë ndeshjet për Botërorin "Rusi 2018"

Nesër (e shtunë) do të luhen ndeshjet e xhiros së katërt të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2018 në Rusi. Nesër do të zhvillohen 9 ndeshje nga tre grupet

Doga Kirmizioglu  | 11.11.2016 - Përdıtësım : 12.11.2016
Nesër vazhdojnë ndeshjet për Botërorin "Rusi 2018"

Ankara

ANKARA (AA) – Nesër (e shtunë) do të luhen ndeshjet e xhiros së katërt të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2018 në Rusi. Nesër do të zhvillohen 9 ndeshje nga tre grupet, raporton Anadolu Agency (AA).

Nesër do të luhen 9 ndeshje nga grupi D, G dhe I nga të cilat do të bëhen të ditur 13 ekipet evropiane të cilat do të marrin pjesë në Botërorin 2018 që do të mbahet në Rusi.

Kombëtarja e Turqisë në Grupin I në ora 18.00 do të pres përfaqësuesen e Kosovës në stadiumin e Antalias. Kurse ndeshjet nga i njëjti grup, pra ndeshja ndërmjet Koracisë dhe Islandës do të luhet në të njëjtën kohë, kurse në ora 20.45 Ukraina do të presë Finlandën.

Për shkaqe sigurie ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit nuk do të luhet në qytetin e Shkodrës në stadiumin "Loro Boriçi", por do në qytetin e Elbasanit në stadiumin "Elbasan Arena". Këtë ndeshje do ta drejtojë gjyqtari gjerman me prejardhje turke, Deniz Aytekin.

Ndeshjet e grupeve të cilat do të luhen nesër:

Grupi D:

18:00 Gjeorgji - Moldavi

18:00 Austri - Republika e Irlandës

20:45 Uells - Serbi

Grupi G:

20:45 Lihtenshtajn - Itali

20:45 Shqipëri - Izrael

20:45 Spanjë - Maqedoni

Grupi I:

18:00 Turqi - Kosovë

18:00 Kroaci - Islandë

20:45 Ukrainë - Finlandë



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın