Muhammed Enes Çallı
19 Janar 2022•Përditësim: 20 Janar 2022
Tenisti i gjashtë në botë Rafael Nadal siguroi sot kualifikimin në raundin e tretë të Australian Open, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tenisti spanjoll triumfoi ndaj tenistit gjerman Yannick Hanfmann me rezultatin 6:2, 6:3 dhe 6:4 Rod Laver Arena të Melburnit, duke kaluar në raundin e tretë për herë të 16-të në karrierën e tij.
Ai do të përballet me tenistin rus Karen Khachanov ose francezin Benjamin Bonzi në raundin e radhës.
Tenisti 35-vjeçar ka fituar 20 Grand Slam gjatë gjithë karrierës së tij të shkëlqyer, përfshirë 13 tituj të French Open si dhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike të Rios 2016.
- Barty me fitore ndaj Bronzetti-t
Numri një i botës tek femrat, Ashleigh Barty arriti në raundin e tretë të turneut me një fitore të lehtë ndaj tenistes italiane Lucia Bronzetti.
Tenistja australiane doli me një paraqitje mbresëlënëse duke arritur një fitore bindëse ndaj Bronzetti-t me rezultatin 6:1, 6:1.
Barty do të përballet me Camila Giorgi në raundin e tretë.
Australian Open 2022, një nga katër Grand Slam-et në tenis do të vazhdojë deri më 30 janar në Melburn.