Serhat Bağbars
25 Janar 2017•Përditësim: 25 Janar 2017
STAMBOLL (AA) - Tenisti spanjoll Rafael Nadal, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Grand Slamit të turneut Australian Open për meshkuj në tenis duke e mposhtur kundërshtarin kanadez Milos Raonic me rezultatin 3-0 në sete, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen e çerekfinales në kuadër të turneut Australian Open që organizohet në Melburn të Australisë, tenisti numër 9 në botë Nadal, u përball me tenistin e tretë në rang listën botërore, kanadezin Raonic.
Nadal i cili posedon 14 grand slame të kampionit, një nga të cilat është në Australian Open, arriti të kalojë në gjysmëfinale duke e fituar ndeshjen kundër Raonic me 3-0 në sete, 6-4, 7-6 dhe 6-4.
Nadal me këtë fitore, për herë të parë arriti të kualifikohet në gjysmëfinale në turnetë e Grand Slamit pas kampionatit të fituar në Kampionatin "France Open" në vitin 2014.
Tenisti spanjoll në gjysmëfinale do të përballet me tenistin bullgar Grigor Dimitrov i cili radhitet në pozitën e 15-të.