Fatih Erel
18 Shkurt 2019•Përditësim: 18 Shkurt 2019
STAMBOLL (AA) - E marta dhe e mërkura sjellin ethe të reja futbolli, atëherë kur në orar janë katër ndeshjet e radhës të së tetës së finales të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Të martën, Lyon do të përballet me Barcelonën, ndërsa Liverpooli do të ketë për kundërshtar Bayern Mynihun. Të mërkurën, Schalke 04 do të luajë kundër Manchester City. Dueli i dytë i mbrëmjes është ai mes Atletico Madrid dhe Juventus.
Më saktësisht, ndeshjet e para do të luhen më 12 dhe 13 shkurt me fillim në ora 21:00, ndërsa ato të kthimit janë caktuar për datat 5 dhe 6 mars.
Raundi i 16 ekipeve më të mira përbëhet nga katër skuadra nga Anglia dhe me nga tre gjermane dhe spanjolle.
Italia dhe Franca kanë nga dy klube secila, ndërsa Holanda dhe Portugalia do të garojnë me nga një ekip.
Në ndeshjet e para të së tetës së finales që u luajtën javën e kaluar, Tottenhami mundi Dortmundin në fushë të vet me shifrat 3:0, ndërsa një gol i vonshëm nga Asensio i dha avantazh Real Madridit kundër Ajaxit 2:1, në ndeshje në Amsterdam.
Francezët e PSG shënuan fitore në fushë mysafire kundër Manchester Unitedit me shifrat 0:2, ndërsa Roma mundi Porton 2:1.
- E martë, 19 shkurt:
Lyon - Barcelona
Liverpool - Bayern Munchen
- E mërkurë, 20 shkurt:
Schalke - Manchester City
Atletico Madrid - Juventus