Bakir Tiro
25 Nëntor 2016•Përditësim: 26 Nëntor 2016
ZAGREB (AA) - Diego Maradona sot në Zagreb u takua me krerët e Federatës së Futbollit të Kroacisë (HNS), njoftoi HNS përmes një deklarate, raporton Anadolu Agency (AA).
"Me rastin e finales në Kupën Davis ndërmjet Kroacisë dhe Argjentinës, i famshmi Maradona arriti në kryeqytetin kroat, dhe me këtë rast ai u takua me delegacionin e Federatës Kroate të Futbollit, me anëtarin Ante Çaçiç, drejtorin ekzekutiv Damir Vërbanoviç dhe Këshilltarin e lartë të Presidentit Zorisllav Srebriç", theksohet në deklaratën e HNS-së.
Trajneri Çaçiç ia dhuroi Maradona-s fanellën e përfaqësueses kroate të futbollit me emrin e Davor Shuker, presidentit të HNS-së dhe golashënuesit më të popullarizuar, me të cilën argjentinasi ka luajtur në Sevilla.
"Në mënyrë të veçantë do të doja të falënderoj Maradonan për fjalët e mira për përfaqësuesen kroate gjatë Kampionatit Evropian në Francë", shtoi ai.