Doğa Kırmızıoğlu
23 Korrik 2020•Përditësim: 24 Korrik 2020
Klubi i Ligës së parë futbollistike të Ukrainës, Dinamo Kiev ka emëruar Mircea Lucescu si trajner të klubit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga klubi thuhet se me trajnerin i cili më 29 korrik mbush 75-vjeç kanë arritur marrëveshje dy vjeçare dhe një vit opsion për të zgjatur kontratën.
Pritet që trajneri rumun të mbajë konferencë për media më 30 korrik.
Ai më parë ishte edhe trajner i Galatasarayit dhe Beşiktaşit si dhe kombëtares së Turqisë.