Emrah Oktay
03 Gusht 2017•Përditësim: 04 Gusht 2017
STAMBOLL (AA) – Federata e Futbollit të Turqisë (TFF) njoftoi zyrtarisht se trajneri i ri i Kombëtares Turke është Mircea Lucescu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga TFF bëhet e ditur se me Lucescu-n është nënshkruar kontratë 2+1 vjeçare dhe se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet më 4 gusht.
Lucescu më parë kishte fituar titullin e kampionit si trajner me klubet turke Galatasaray dhe Beşiktaş. Kurse disa ditë më parë edhe kryetari i klubit Galatasaray, Dursun Özbek, kishte realizuar takim me Lucescu-n për pozitën e koordinatorit të përgjithshëm në këtë klub.