Ekip
14 Gusht 2019•Përditësim: 15 Gusht 2019
Dinamo Kiev ka shkarkuar trajnerin Alexander Khatskevich një ditë pasi u diskualifikua nga gara e Ligës së Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dinamo u përball me klubin belg Brugge në raundin e tretë të kualifikimeve dhe humbi 4-3 pas ekzekutimit të penaltive pas barazimit 3-3 të martën në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Ky është sezoni i tretë me radhë që Dinamo u eliminua në kualifikimin e Ligës së Kampionëve.
Khatskevich mori drejtimin e ekipit në vitin 2017. Dinamo humbi ndaj rivalit Shakhtar Donetsk me dy pikë në ligën e Ukrainës sezonin e kaluar dhe zë vendin e tretë në tabelë këtë sezon pas tre ndeshjeve.
Klubi thotë se "së bashku me të, i gjithë stafi teknik i ekipit të parë është shkarkuar".