Sport

Dinamo Kiev ndeshjet si nikoqire në Ligën e Kampionëve do t'i luaj në Poloni

Dinamo Kiev do të përballet me klubin turk Fenerbahçe në raundin e dytë të kualifikimeve të UEFA Ligës së Kampionëve ndërsa ndeshja e parë do të luhet në Poloni

Süha Gür  | 22.06.2022 - Përdıtësım : 23.06.2022
Dinamo Kiev ndeshjet si nikoqire në Ligën e Kampionëve do t'i luaj në Poloni

Nyon

Dinamo Kiev do t'i luajë në Poloni ndeshjet kualifikuese për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, pasi nuk është në gjendje të organizojë ndeshje në stadiumin e saj në kryeqytetin ukrainas për shkak të luftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Dinamo Kiev do të takohet me klubin turk Fenerbahçe në xhiron e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve​​​​​​​ dhe drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë bërë të ditur sot se ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Miejski” në qytetin polak Lodz.

Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 20 korrik ndërsa ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet shtatë ditë më vonë në stadiumin "Ulker" të Stambollit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın