Emre Aşıkçı
25 Shtator 2020•Përditësim: 26 Shtator 2020
Los Angeles Lakers të enjten vonë siguruan epërsinë 3-1 në finalet e Konferencës Perëndimore me fitoren prej 114-108 ndaj Denver Nuggets, raporton Anadolu Agency (AA).
Me 34 pikë dhe pesë kërcime, Anthony Davis ishte basketbollisti më efikas në ndeshjen e 4-të në AdventHealth Arena në Orlando.
Ylli i Lakers, LeBron James shënoi 26 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime, së bashku me double-double të Dwight Howard me 12 pikë dhe 11 kërcime.
Për Nuggets, Jamal Murray shënoi 32 pikë dhe Jerami Grant shënoi 17 pikë.
Ky rezultat do të thotë që Lakers janë vetëm një fitore larg finales së NBA-së, ndërsa këtë mund ta arrijnë të shtunën kur pritet të zhvillohet ndeshja e 5-të.