Abdulkadir Karakaya
25 Shtator 2020•Përditësim: 26 Shtator 2020
Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 10-të të sezonit që do të zhvillohet në Rusi, shkruan Anadolu Agency (AA).
Gara e dhjetë e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të zhvillohet me 53 xhiro në pistën e gjatë 5.848 metra Soçi në qytetin Soçi të Rusisë.
Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 14:00 ndërsa gara të dielën më 27 shtator në orën 13:10.
Piloti i ekipit Mercedes që është lider në kampionat, Lewis Hamilton ka fituar 5 herë ndërsa shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, piloti i Red Bull-Honda, Max Verstappen dhe piloti i AlphaTauri, Pierre Gasly kanë kryesuar nga një herë.
Pesë renditjet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve përpara Çmimit të Madh të Rusisë janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 190 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 135
3. Max Verstappen (Holandë): 110
4. Lando Norris (Britani e Madhe): 65
5. Alexander Albon (Tajlandë): 63
Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 325
2. Red Bull-Honda: 173
3. McLaren: 106
4. Racing Point: 92
5. Renault: 83