Canberk Yüksel
20 Qershor 2016•Përditësim: 20 Qershor 2016
NEW YORK (AA) – Cleveland Cavaliers u kurorëzuan të dielën (sipas kohës lokale) me titullin kampion i NBA-së duke rikthyer deficitin prej 1:3 në përballjen kundër kampionit nga viti i kaluar Golden State Warriors, raporton Anadolu Agency (AA).
Të udhëhequr nga LeBron James i cili shënoi “triple double” me 27 pikë 11 asistime dhe 11 kërcime, Cavaliers i dhanë qytetit të Clevelandit titullin e parë në ndonjë event të madh sportiv pas më shumë se 50 vite.
Fitorja e shënuar me rezultatin 93-89 u vulos me treshen e shënuar nga Kyrie Irving i cili i dha skuadrës së tij një epërsi të cilën Cleveland e mbajtën deri në fund të sfidës kundër Warriorsave të cilën mposhtën Cavaliersat një vit më herët në finalen e madhe, ndërsa sezonin e sivjetmë e përfunduan me një rekord prej 73 fitoresh.