Sport

Kombëtarja U-21 e Kosovës nesër përballë Turqisë

Ndeshja do të luhet në Stadiumin "Samsun Yeni 19 Mayıs" në qytetin Samsun në ora 17:00

Berad Büyük  | 16.11.2020 - Përdıtësım : 18.11.2020
Kombëtarja U-21 e Kosovës nesër përballë Turqisë

Stamboll

Kombëtarja U-21 e Kosovës nesër do të përballet me Turqinë në kuadër të ndeshjes së Grupit të 3-të në eliminatoret për Kampionatin Evropian U-21 që do të mbahet në vitin 2021, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja do të luhet në Stadiumin "Samsun Yeni 19 Mayıs" në qytetin Samsun në ora 17:00.

Në grupin me gjashtë ekipe, Kosova me 3 fitore dhe 6 humbje renditet e pesta, ndërsa Turqia e katërta.

Ndeshjen e parë në Kosovë mes dy kombëtarëve e kishin fituar Dardanët, me rezultatin prej 3-1.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın