Dejan Maksimoviç
15 Qershor 2016•Përditësim: 15 Qershor 2016
PARIS (AA) - Aaron Ramsey, mesfushori i Arsenalit dhe ekipit kombëtar të Uellsit, mendon se ekipi i tij është më i mirë se Anglia, me të cilin do të takohen nesër në EURO 2016 në Lens në raundin e dytë të Grupit B, raporton Anadolu Agency (AA).
Uellsi shpreson se ata mund të fitojnë rivalin e tyre të madh për herë të parë pas vitit 1984.
"Mendoj se ne kemi ekipin më të mirë në grup, më të mirë edhe se anglezët. Kemi kaluar pjesën më të madhe dhe përpara shohim shpërblimin. Ne së bashku kemi kaluar vështirësi të ndryshme, ashtu që ne luftojmë për njëri-tjetrin", tha Ramsey, transmetojnë mediat britanike.
Jack Wilshere, bashkëlojtari i tij nga Arsenali, ka mendim krejtësisht tjetër para derbit të nesërm.
"Nëse vendosni të dy ekipet në letër, është e qartë se Anglia duhet të fitojë", tha shkurtimisht Wilshere.