Bakir Tiro
15 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
PARIS (AA) – Islandezët kremtuan sikur të kenë fituar titullin e kampionit, deklaroi Cristiano Ronaldo, pas dështimit të mbrëmshëm të Portugalisë në ndeshjen e parë të EURO 2016 dhe barazimit (1:1), raporton Anadolu Agency (AA).
Pas ndeshjes ishte i frustruar sepse kombëtarja e tij nuk fitoi, madje edhe refuzoi të përshëndetet me disa lojtarë kundërshtarë.
“Ata nuk përpiqeshin të luajnë. Vetëm mbroheshin dhe kjo është pasqyrë e ekipeve të vogla, ndaj edhe nuk do të bëjnë diçka në Kampionatin Evropian. Jam i frustruar sepse nuk fituam ndonëse ishim më të mirë. Po, jam i frustruar, por ky është futbolli”, tha Ronaldo.
Në grupin F, Portugalia më 18 qershor do të luajë kundër Austrisë, ndërsa Islanda për kundërshtarë do të ketë Hungarinë, e cila në paraqitjen e saj të parë shënoi fitore me rezultatin 2:0.