Sport

Federer dhe Gjokoviç sot luajnë finalen e tretë në Wimbledon

Me përballjen e dy tenistëve më të mirë të të gjitha kohërave Federer dhe Gjokoviç, sot përfundon turneu në All England Club

Ekip  | 14.07.2019 - Përdıtësım : 14.07.2019
Federer dhe Gjokoviç sot luajnë finalen e tretë në Wimbledon

Wimbledon

Tenisti që aktualisht mban pozitën e parë në botë Novak Gjokoviç dhe një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave Roger Federer sot luajnë në finalen e Gramd Slam turneut në Wimbeldon, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjokoviç kërkon trofeun e pestë në Wimbeldon ndërsa Federer do të përpiqet të marrë trofeun e nëntë në karrierë.

Kjo është përballja e tretë në finale mes këtyre dy tenistëve në All England Club, prej të cilave dy të parat (2014 dhe 2015) i fitoi Gjokoviç.

Federer në karrierën e tij ka fituar 20 turne Grand Slam ndërsa Gjokoviç pesë më pak.

Federer dhe Gjokoviç janë përballur 47 herë. Në duelet mes tyre udhëheq Gjokoviç 25:23. Dy tenistët e famshëm në turnetë Grand Slam janë takuar 15 herë, që është rekord në epokën profesionale të tenisit, ku Gjokoviç ka avantazh me 9 fitore dhe 6 humbje.

Finalja në Wimbeldon në kategorinë për femra u luajt dje, ku Simona Halep mposhti Serena Williamsin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.