Sport

Botërori 2018, nesër përfundojnë ndeshjet e dyta në grupet D dhe E

Nesër do të zhvillohen 3 ndeshje edhe atë Brazil-Kosta Rikë, Nigeri-Islandë dhe Serbi-Zvicër

Hilmi Sever  | 21.06.2018 - Përdıtësım : 21.06.2018
Botërori 2018, nesër përfundojnë ndeshjet e dyta në grupet D dhe E

Moskē

MOSKË (AA) - Nesër do të zhvillohen 3 ndeshje në grupet D dhe E të Kampionatit Botëror "Rusi 2018", transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas këtyre ndeshjeve në dy grupe do të përfundojnë ndeshjet e dyta.

Ndesha e parë e ditës në Grupin E do të zhvillohet mes Brazilit dhe Kosta Rikës, në stadiumin Saint Petersburg në ora 14:00.

Brazili ka vetëm një pikë pasi barazoi me Zvicrën, ndërsa Kosta Rika e cila humbi nga Serbia nuk ka asnjë pikë.

Ndeshja e dytë do të jetë mes Nigerisë dhe Islandës në Grupin D. Përballja mes tyre do të jetë në Volgograd Arena në ora 17:00.

Ndeshja e fundit nesër është ajo mes Serbisë dhe Zvicrës. Ndeshja e Grupit E do të zhvillohet në stadiumin Kaliningrad me fillim në ora 20:00.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın