Fatih Erel
04 Mars 2019•Përditësim: 05 Mars 2019
Medipol Bashakshehir po vazhdon drejt titullit të kampionit të Turqisë në futboll, duke përfituar nga fitorja kundër Yeni Malatyaspor dhe barazimi i Galatasarayt në fushë mysafire kundër Erzurumspor të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas fitores së djeshme ndaj Evkur Yeni Malatyaspor me shifrat 0:2 në terren mysafir, dhe pas barazimit të Galatasaray me B.B. Erzurumspor 1:1, kryesuesi i renditjes tabelare Bashakshehir ka çuar në tetë pikë, dallimin nga vendi i dytë.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje.
Gjiganti turk i cili këtë sezon ka pasur paraqitjen më të dobët në historinë e tij, Fenerbahçe, ka filluar të dalë nga zona e rrezikuar pasi të shtunën mundi Caykur Rizesporin me rezultatin 3:2.
Kanarinat e Verdha kanë vetëm gjashtë fitore në 24 ndeshje të zhvilluara këtë sezon.
Fenerbahçe aktualisht mban vendin e 14 me 28 pikë të tubuara, ose 26 pikë më pak nga lideri.
Të shtunën luajti edhe Beshiktashi duke barazuar me Istikbal Mobilya Kayserispor 2:2, megjithatë ka mbajtur vendin e retë në tabelë me 41 pikë.