Evren Aydemir
28 Nëntor 2016•Përditësim: 28 Nëntor 2016
BERLIN (AA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se vendi i tij dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evorpian, por se ka qarqe që përpiqen për të prishur marrëdhëniet me BE-në,raporton Anadolu Ageny (AA).
Rama ka realizuar në takim në Berlin me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, ndërsa kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët për mediat.
Kryeministri Rama duke kujtuar se sot Shqipëria feston 104-vjetorin e shpalljes së pavarësisë u shpreh se "Në rajonin tonë ndodhen qarqe që duke përfituar nga çdo pasiguri, nga çdo hapësirë dhe situatë e pasigurtë përpiqen të prishin marrëdhëniet tona që kemi me BE-në."
Ai ka shtuar më tej se pavarësisht kësaj do të vazhdojnë të tregojnë përpjekje për objektivat e vendosura ndaj vetes që populli shqiptar të ketë një jetesë më të mirë në të ardhmen.
Duke theksuar se brenda 3 viteve edhe me mbështetjen e Gjermanisë kanë nisur reformat e gjera kryesisht në fushën e drejtësisë, Rama u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë me sinqeritet dhe në mënyrë të hapur marrëdhëniet me BE-në. Sipas tij shqiptarët në vendin e tij dhe në Kosovë janë të kënaqur që kanë mbështetjen e Gjermanisë.
Ndërsa Merkel është shprehur se në bisedimet me kryeministrin Rama janë në fokus zhvillimet politike në Shqipëri dhe mënyra për të ofruar ndihmë ndaj këtij vendi në të ardhmen.
"Shqipëria në vitet e fundit ka treguar një ndryshim të madh. Në vitet e fundit janë kryer reforma të rëndësishme, dhe vazhdojnë të kryhen ende", është shprehur Merkel, duke vënë në dukje se ata mbështesin Shqipërinë kryesisht në çështjen e reformës në drejtësi.
Ndër të tjera duke theksuar se BE-ja pavarësisht vështirësive të brendshme politike i përshëndet si pozitive zhvillimet në Shqipëri, Merkel ka shtuar se ata përgëzojnë qeverinë Rama për përpjekjet që vazhdon në çështje të vështira, si ajo e luftës kundër rrjeteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.