Ahmet Gürhan Kartal,Büşra Akın Dinçer
28 Nëntor 2016•Përditësim: 29 Nëntor 2016
LONDËR (AA) – Paul Nuttall është zgjedhur kryetar i ri i Partisë për Pavarësi të Mbretërisë së Bashkuar (UKIP) raporton Anaqdolu Agency (AA).
Nuttall, që është deputet në Parlamentin Evropian për Anglinë veri-perëndimore dhe një ish-profesor Historie do të zëvendësojë ish-kryetarin Nigel Farage. Ai fitoi 62.6 për qind të votave në votimet partiake.
"Nën udhëheqjen time, bashkimi do të jetë çelësi, të gjitha fraksionet duhet të vijnë me ne të bashkohemi në një parti”, tha ai gjatë fjalimit pas fitores.