Şenhan Bolelli
28 shtator 2015•Përditësim: 28 shtator 2015
BARCELONË (AA) – Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka analizuar zgjedhjet e djeshme rajonale në krahinën spanjolle të Katalonjës dhe tha se “është i gatshëm të dëgjojë Katalonjën derisa atë që kërkon kjo krahinë është në përputhje me të drejtat e lirive, barazisë së spanjollëve, ligjeve dhe sovranitetit kombëtar”, raportoi Anadolu Agency (AA).
Rajoy theksoi se qeveria spanjolle ka mbajtur qëndrimin e përgjithshëm lidhur me pavarësinë e Katalonjës dhe shtoi se konsideron, se duke marrë parasysh faktin se partitë e pavarësisë realizuan 47 përqind të votave të përgjithshme, “në zgjedhje nuk fituan mbështetjen e dëshiruar”, si dhe zgjedhjet nuk kanë “asnjë bazë ligjore”.
Ai këshilloi qeverinë e re të Katalonjës “që të mos bazohet në vetëm një pjesë, por të marrë parasysh të gjitha nevojat e kësaj krahine”, po ashtu, Rajoy theksoi se duhet punuar në mirëqenien shoqërore dhe ekonomike.
Rajoy tha se në Katalonjë përfaqësohet sistemi shumëpartiak, gjë që është treguar në rezultatet e zgjedhjeve.
Kryeministri spanjoll konsideron se qeveria e re e Katalonjës domosdo duhet të formojë dialog konstruktiv brenda ligjeve dhe në përputhje me institucionet. Ai tha se dialogu do të jetë pozitiv për çfarë do qoftë dhe shtoi se gjithmonë është i gatshëm për dialog me partitë që janë pjesë e koalicionit. Megjithatë, ai bëri të qartë se nuk do të hyjë në dialog që nuk është brenda ligjeve dhe sovranitetit kombëtar.
Lideri i Partisë Punëtore Sociale (PSOE), Pedro Sanchez tha se presidenti aktual i Katalonjës Artur Mas duhet “të pranojë disfatën e politikës separatiste”.
Sanchez theksoi se zgjedhjet treguan se shumica e popullit të Katalonjës është kundër pavarësisë. Po ashtu, Sanchez paralajmëroi partinë “Junts pei Si” (Së bashku për PO) për idenë e formimit të aleancës me kandidatët e Unionit Popullor (CUP).